Salihamidzic: Duelet e mia me Gattuson ishin epike, për Italinë nuk është koha për të festuar

Sa e sa duele kemi parë dikur mes Gennaro Gattuso dhe Hasan Salihamidzic. Ish-mesfushori i Juventusit foli për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, para ndeshjes Bosnje-Itali. Për trajnerin axurr, që ishte kundërshtari i tij kur luante, Salihamidzic komentoi: “Me Milanin e tij, në mënyrë të pabesueshme eliminoi Bayernin tim më 2007.

Më pas, kur erdha te Juventusi, u përballëm shumë herë. Më pëlqente sepse kishte karakter të fortë si unë, dinte ta tërhiqte ekipin. Tani në stol e shoh të zgjuar dhe shumë të përgatitur. Përkrah tij është Gigi Buffon. Në Torino kisha marrëdhënie shumë të mirë, respekti mbeti edhe pse nuk flasim prej pak kohësh. Më shumë kontaktoj Giorgio Chiellini, që tani ka shumë punë me detyrat e reja…”

Ai komentoi edhe festimin e disa lojtarëve italianë pas kalimit të Bosnjës ndaj Uellsit: “Flitet shumë në Sarajevë. Pa fajësuar askënd, në një ndeshje që vendoset nga detajet më të vogla, ky episod mund t’iu japë motivim të shtuar vendasve. Bosnja është e fortë dhe do të ketë një atmosferë të ndezur në stadium. Nuk është ende koha për të festuar për Italinë”.

The post Salihamidzic: Duelet e mia me Gattuson ishin epike, për Italinë nuk është koha për të festuar appeared first on Telesport.