Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, pas një procedure të zgjatur që nisi nga zgjedhjet e shkurtit 2025.
Në emër të PD-së ai i ka uruar Dimal Bashës suksese në detyrë.
“Të dashur miq, pas një procedure të zgjatur disa muaj, Kosova në përputhje me procedurën zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025. Me këtë rast, në emër të PD, i uroj Kryetarit të zgjedhur Z. Dimal Basha suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë”.
Gjatë ditës edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përgëzuar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Spiropali i ka uruar atij suksese në detyrë, duke vlerësuar rëndësinë e këtij momenti për institucionet demokratike të Kosovës.
Dimal Bashën e ka uruar edhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj.