Salah zyrtarizon largimin, Liverpool ka gati listën me 3 emra për të gjetur pasuesin ideal të egjiptianit

Mohamed Salah zyrtarizoi ditën e djeshme vendimin për t’u larguar nga Liverpool në fund të këtij sezoni, një vit para përfundimit të kontratës. Një gjë që dihej prej kohësh të themi, por tashmë është zyrtare.

Në këtë situatë, klubi i kuq është i detyruar të ndërhyjë në merkato dhe të gjejë një zëvendësues të denjë për Salah, duke ditur peshën dhe rëndësinë e madhe që ka pasur egjiptiani në gjithë këto kohë te të kuqtë.

Mediet angleze bëjnë me dije se aktualisht Liverpool po dnjek tri emra dhe njëri prej tyre do të transferohet me patjetër në verë: Yan Diomande, Bradley Barcola dhe Anthony Gordon.

Yan Diomande, 19 vjeç, po shkëlqen te Leipzig dhe për të ka një interes të jashtëzakonshëm thuajse nga të gjitha klubet e mëdha. Klubi gjerman do të hiqte dore prej tij vetëm për një ofertë 100 milionë euro.

Bradley Barcola, ylli 23-vjeçar i PSG-së, jo shumë i kënaqur me rotacionin e vazhdueshëm të Luis Enrique, por gjithmonë i rëndësishëm dhe vendimtar me kontributin e tij te parizienët. Barcola është nën kontratë me PSG-në deri në vitin 2028, vlera e tij në treg llogaritet te 100 milionë euro.

Anthony Gordon, anësori anglez i cili po shkëlqen këtë sezon te Newcastle, ku ka kontribuar edhe me 17 gola dhe 5 asiste. Në krahasim me dy emrat e parë, transferimi i tij do të kushtone me pak për Liverpool-in, 70-80 milionë euro.

The post Salah zyrtarizon largimin, Liverpool ka gati listën me 3 emra për të gjetur pasuesin ideal të egjiptianit appeared first on Telesport.