Mohamed Salah ka reaguar publikisht pas lajmit për vd*kjen e Suleiman Obeid, i konsideruar si “Pele-ja palestinez”, i cili u v*a ndërsa priste ndihmë humanitare. Ai ishte 41 vjeç.
Sipas Shoqatës Palestineze të Futbollit, Suleiman Obeid u qëllua nga forcat izraelite ndërsa priste ndihmë humanitare. UEFA njoftoi ndarjen e tij nga jeta me një mesazh solemn, duke i bërë homazh një lojtari që u dha shpresë fëmijëve të panumërt pavarësisht vështirësive.
Ky njoftim shkaktoi një reagim të shpejtë nga Mohamed Salah, ylli egjiptian i Liverpoolit. Në X, ai iu drejtua drejtpërdrejt UEFA-s: Na tregoni si vd*q, ku dhe pse?
Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga UEFA apo dhe asnjë përgjigje për pyetjen e bërë publikisht nga Salah. Vd*kja e Suleiman Obeid nxjerr në pah tensionet e vazhdueshme në rajon dhe ka shkaktuar një reagim të fortë emocional në botën e futbollit, ku ai u njoh jo vetëm për talentin në fushë, por edhe për rolin e tij simbolik. Mesazhi i Salah shpreh kështu dhimbje të thellë dhe një kërkesë për të vërtetën përballë një tragjedie që shkon përtej fushës së futbollit
The post Salah vë në siklet UEFA-n me pyetjen e tij, deri tani asnjë reagim zyrtar nga “qeveria” e futbollit europian appeared first on Telesport.