Mohamed Salah dukshëm ka probleme te Liverpool dhe pritet që në janar të ndryshojë skuadër.
Ka disa ditë që Bayern përmendet si një mundësi, por spekulimet i ka hedhur poshtë drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl.
“Do të ishte kundër filozofisë sonë. E respektoj shumë si lojtar dhe mendoj se ka bërë historinë te Liverpool, por nuk mund të mbivendosim një lojtar në pozicionin e një talenti si Karl, sepse do të ishte e dëmshme. Për fatin tim të mirë, ngjarjet e tij të fundit me klubin anglez nuk janë problemi im”.
Edhe legjenda Sami Khedira ka rënë dakord. “Nuk ka sens që Salah të transferohet te Bayern”.
Bayern pati mundësinë vite më parë të bënte një transferim të ngjashëm: Cristiano Ronaldo në fund karriere. Klubi refuzoi dhe arsyeja është e njëjta. Lojtarët në fund karriere nuk kanë vend te Bayern, të paktën jo si titullarë dhe jo me paga marramendëse.
The post Salah te Bayern? Reagon drejtori sportiv: A e dini ju se ne kemi Karl? appeared first on Telesport.











