Liverpool nuk e kishte Mohamed Salah gjatë gjithë Kupës së Afrikës 2025, ku egjiptiani luajti deri në ndeshjen për vendin e tretë kundër Nigerisë. Megjithatë, ai mbeti në kontakt të ngushtë me Dominik Szoboszlaï, shok skuadre te “Reds”.
E ardhmja e tij është në dyshim. Si fillim do të konfirmohet nëse Salah do të jetë në listën e Liverpool për ndeshjen e Champions League në Marseille, pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Slot dhe klubin, para udhëtimit në Marok. Edhe pse 33-vjeçari rinovoi kontratën deri më 2027, Szoboszlai tha: “Kjo është një çështje e diskutuar mes meje dhe atij. Mohamed do të kthehet dhe pastaj do të vazhdojmë. Qëndrimi apo jo është vendim që i takon trajnerit Slot dhe klubit”.
Për kontaktet me Salah që nga 15 dhjetori, Szoboszlai shtoi: “Po, kemi folur pothuajse çdo ditë. Flasim për gjithçka, ndiqemi edhe virtualisht. Bisedojmë shumë”. Slot deklaroi javën e kaluar se është “i lumtur që Salah do të jetë sërish në dispozicion”, barazimi ndaj Burnley tregoi mungesën e tij te “Reds”.
The post Salah, e ardhmja e paqartë te “Reds”. Szoboszlai: Vendimi i takon Slot dhe klubit appeared first on Telesport.










