Salah drejt rikthimit në Serie A? Vijnë sinjalet e para, por egjiptiani duhet të bëjë një sakrificë të madhe

Mohamed Salah ka zyrtarizuar largimin nga Liverpool në fund të këtij sezoni, edhe pse kontrata me të kuqtë i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm. Interesi për sulmuesin egjiptian është shumë i madh, jo vetëm në ligat kryesore në Europë, por edhe në MLS dhe në Arabinë Saudite.

Një pistë mëse e mundshme është rikthimi në Serie A. “La Gazzetta dello Sport” zbulon se Roma ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e egjiptianit. Kujtojmë se Salah ka qenë pjesë e Romës për dy sezone, ku më pas u transferua te Liverpool.

Problemi i vetëm në këtë rast është paga tejet e madhe e Salah, gjë që do ta vinte Romën apo çdo klub tjetër të Serie A në pozitë tejet të vështirë. Po ashtu një kusht tjetër i rëndësishëm mund të jetë edhe kualifikimi në Champions League. Në rast se Salah vendos të qëndrojë ende në Europë, me siguri do të luajë për një ekip që garon në nivele të larta dhe Roma do ta ketë shumë të vështirë të sigurojë biletën për në Champions League, pasi është në rivalitet me Comon dhe Juventusin.

The post Salah drejt rikthimit në Serie A? Vijnë sinjalet e para, por egjiptiani duhet të bëjë një sakrificë të madhe appeared first on Telesport.