Ceremonia e Topit të Artë për vitin 2025 do të mbahet të hënën e 27 tetorit.
Deri atëherë, do të ketë një garë të fortë mes futbollistëve për të marrë çmimin më prestigjioz individual.
Mohamed Salah që deri javën e kaluar po i printe garës, tashmë ka rënë në disa pozita, me brazilianin Raphinha që po llogaritet si favorit.
Arsye për këtë duket të jetë eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve dhe humbja e finales së Carabao Cup.
Raphinha, si kapiten i Barcelonës, po e udhëheq skuadrën drejt triumfit në La Liga, derisa në Ligën e Kampionëve është në çerekfinale dhe është në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Në vend të dytë momentalisht është Kylian Mbappe i Real Madridit, me francezin që ka shënuar 31 gola deri më tash në të gjitha garat me “Los Blancos”.
I treti është tinejxheri i Barçës, Lamine Yamal, që po tregon paraqitje shumë të mira me Blaugranasit.
I katërti në listë është Harry Kane i Bayern Munchenit, i cili me shumë gjasë do ta fitojë trofeun e parë në karrierë, me bavarezët që po shkojnë sigurt drejt titullit të kampionit.
Në vend të pestë është momentalisht Ousmane Dembele nga PSG-ja. Francezi po e mban mbi super Parisin në Ligën e Kampionëve dhe në elitën e futbollit francez, duke qenë top golashënuesi i ekipit.
Mohamed Salah që ishte i pari, tashmë zë pozitën e gjashtë në këtë listë, të përpiluar nga “GOAL”.