Shkon dy orë në ditë vajtje-ardhje në këmbë. Rri në fshat, por jam i detyruar të bëj një rrugë të vështirë në çdo lloj situate, borë, shi…, e nis rrëfimin e tij mësuesi Veiz Qosja.
Ai është 61 vjeç dhe çdo ditë ec këmbë për të mbërritur në fshatin Plangaricë të Elbasanit, ku punon si mësues. Vetë ka 9 fëmijë , ndërsa gjithë jetën e tij ia ka kushtuar edukimit të mijëra të tjerëve.
“Kënaqësia është e paparë, e kam pasur pasion. Vitet bëjnë të vetën por dëshira vazhdon. Mundohemi ta shmangim, lodhjen sakrifice”, thotë mësues Qosja, raporton Top Channel.
Me kalimin e viteve, fshatrat u zbrazën dhe mësues Veizin e presin gjithnjë e më pak nxënës, por përkushtimi nuk ka ndryshuar dhe misioni i tij mbetet i njëjtë.
“Kjo nuk ndodhë se jemi vetë prind dhe fëmijët që paraqiten, qoftë 10, qoftë 5, puna është e njëjtë. Mbi të gjitha është humanizëm”, tha mësues Veizi.