Sulmuesi anglez Bukayo Saka mbetet një nga lojtarët kryesorë të Arsenal sezonet e fundit, vite kur në krye të “topçinjve” ndodhet si trajner spanjolli Mikel Arteta. Ndaj, është e paimagjinueshme të mendosh se ndikimi i tij te sulmuesi 24-vjeçar është i madh. Këtë gjë e konfirmon vetë Saka.
“Mendoj se marrëdhënia ime ka qenë gjithmonë shumë e mirë me trajnerin Mikel Arteta. Ai gjithmonë më ka besuar shumë tek unë, që kur isha në një moshë të re dhe deri më tani. I jam gjithmonë mirënjohës për këtë, por edhe për faktin se ai gjithmonë besonte tek unë”, tha Saka.
“Pra, nuk ka shumë më tepër që mund të kërkoj nga trajneri im. Për mua, ai bën atë që duhet të bëjë. Nuk kam nevojë për shumë si lojtar. Mendoj se natyrisht ai ka evoluar. Me përvojat e ndryshme që ka kaluar, uljet dhe ngritjet, mendoj se ai është një trajner më i mirë për këtë”, shtoi anglezi.
The post Saka vlerëson ndikimin e Arteta: Karriera jonë ka evoluar duke ndihmuar njëri-tjetrin appeared first on Telesport.



 
															






