Saka pranë marrëveshjes me Arsenal për rinovimin e kontratës, do të bëhet më i paguari në historinë e klubit

Sipas “Football Insider”, sulmuesi anglez Bukayo Saka është gjithnjë e më afër një rinovimi kontrate me Arsenal, klub me të cilin ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij (73 gola në 272 ndeshje zyrtare).

Kontrata aktuale e lojtarit 24-vjeçarskadon në qershor 2027, por “topçinjtë” duan ta sigurojnë Saka përgjithnjë. Ndaj, negociatat midis klubit dhe rrethit të lojtarit janë duke u zhvilluar mirë dhe pa pengesa.

Jo vetëm kaq, por Saka së shpejti mund të bëhet lojtari më i paguar në historinë e klubit. Paga e tij, në fakt, thuhet se arrin në 344,000 euro në javë. Një shifër e merituar për një lojtar që pol ë gjurmë në këtë klub.

The post Saka pranë marrëveshjes me Arsenal për rinovimin e kontratës, do të bëhet më i paguari në historinë e klubit appeared first on Telesport.