Saka: Më në fund fituam edhe ne një ndeshje në fund, treguam karakter dhe dëshirë

Arsenal mban vendin e parë në renditjen e Premier League pas fitores 2-1 ndaj Wolves, triumf që erdhi falë dy autogolave. Një nga më të mirët në këtë ndeshje për “topçinjtë” ishte Bukayo Saka.

Duke folur për mediat, sulmuesi anglez tha: “Ishte një fitore e jashtëzakonshme, për të qenë i sinqertë. Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme të fitosh në minutën e fundit. Ne kemi qenë ata që kemi pësuar gola në minutën e fundit disa herë këtë sezon”.

Kjo tregon karakterin që kemi dhe se nuk do të dorëzohemi deri në fund. Luanim në fushën tonë dhe duhet t’u bëjmë ekipeve të kuptojnë se për ta do të jetë e vështirë të fitojnë këtu. Mendoj se e kemi treguar gjatë këtij sezoni”, tha Saka.

Më tej, ai shtoi: “Sigurisht, jam i kënaqur me tre pikët, por jam edhe pak i zhgënjyer me mënyrën se si luajtëm dhe faktin që rrezikuam të linim 2 pikë. Nuk ndodhi, kështu që le t’i marrim pikët dhe të ecim përpara“.

Tani një javë pushim nga angazhimet, pastaj ndeshja kundër Everton. “Është mirë të kemi pak pushim, por nuk është koha për t’u çlodhur. Do të kthehemi në stërvitje këtë javë dhe të jemi gati për Everton”, tha Saka.

The post Saka: Më në fund fituam edhe ne një ndeshje në fund, treguam karakter dhe dëshirë appeared first on Telesport.