Safet Kamberi është zgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.
Kamberi ka marrë 51 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Faton Peci ka marrë 48 vota.
Këtë e tha sekretari i LDK-së Lutfi Haziri, në një prononcim për Klan Kosova.
I gjithë procesi është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura.