Saelemaekers “shënjestron” kthimin në Champions: Është bukur t’i kemi De Bruyne dhe Modric në Serie A

I rikthyer te Milani, Alexis Saelemaekers është gati të japë kontributin e tij me fanellën kuqezi. Anësori belg, i intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, ka folur për sezonin që po fillon dhe që do ta përballë me bashkëkombësin e tij De Bruyne, i cili ka firmosur me Napolin: “Është një lojtar i madh, kishim folur në kombëtare për mundësinë që të vinte në Serie A. Mendoj se për futbollin italian është diçka e bukur të ketë dy legjenda si ai dhe Modric.

Do të kisha preferuar të mos e kisha Kevin si kundërshtar (qesh), por tani do të bëjmë gjithçka për të mundur atë dhe Napolin, që është një skuadër shumë e bukur. Ne duam të konkurrojmë dhe të japim gjithmonë maksimumin.

Objektivi sezonal i Milanit? Të kthehemi në Champions League, por mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Të grumbullojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur, gjithmonë me këmbët në tokë.

Objektivi në nivel personal? Të kem të njëjtin rendiment si sezonin e kaluar, të luaj shumë ndeshje dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë. Milani duhet të rikthehet lart, të jetë konkurrues në Serie A dhe në garat e tjera. Ne të rinjtë do të japim maksimumin, edhe ata që ishin këtu sezonin e kaluar do të bëjnë gjithçka për t’i harruar disa zhgënjime. E nisim nga e para, me dëshirë dhe ambicie”.

The post Saelemaekers “shënjestron” kthimin në Champions: Është bukur t’i kemi De Bruyne dhe Modric në Serie A appeared first on Telesport.