Saelemaekers: Allegri deshi të më mbante, e dua këtë klub. Titulli? Ky Milan ka ngjashmëri me 2022

Alexis Saelemaekers beson se Milani po rikthehet: “Këtë sezon po shohim sërish fytyrën e vërtetë të Milanit. Sezonin e kaluar ishte e vështirë, por tani kemi nisur mbi baza të mira, me një grup të bashkuar dhe shpirt familjar. Po bëjmë gjithçka si duhet, hap pas hapi”.

Belgu është bërë një nga të paparekshmit e Allegrit: “Kur mora vesh që Allegri do të ishte trajneri, më telefonoi dhe më tha se donte të më mbante. Ishte e qartë që do të qëndroja. Të kesh besimin e një trajneri si ai është diçka e bukur”.

Ai shtoi: “Trajneri kërkon që të jap maksimumin, pa më vendosur presion për gola. Ajo që ka rëndësi është të ndihmoj skuadrën”. Pas dy huazimeve te Bologna dhe Roma, ai tani ndihet si veteran: “Jam pjekur, edhe jashtë fushe. E kuptoj më mirë historinë e Milanit dhe përpiqem ta transmetoj te të rinjtë”.

Mbi garën për titull: “Ka ngjashmëri me vitin e titullit 2022. E marrim çdo ndeshje më vete, pa u ekzaltuar apo dorëzuar”. Në fund, për të ardhmen: “E dua Milanin. Sa herë të jem këtu, do të jap maksimumin. Është ëndërr ta dëgjosh emrin tënd në kor në ‘San Siro’, tifozët më japin forcë”.

The post Saelemaekers: Allegri deshi të më mbante, e dua këtë klub. Titulli? Ky Milan ka ngjashmëri me 2022 appeared first on Telesport.