Zotëria i Parë, bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu ka bërë një postim, duke thumbuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Sadriu në postimin e tij e ka hedhur poshtë vizitën e Kurtit në Paris së fundmi, ku ishte i ftuar në Formun e Paqës, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, transmeton lajmi.net.
Ai në postimin e bërë tha se presidentja Osmani kishte ftesë, por që e anuloi shkuarjen në Paris për shkak të agjendës në Arabi Saudite, që kulmoi me njohjen e Sirisë.
Sadriu shtoi se presidentja e anuloi vizitën në Paris për të protizuar takimet strategjike në interes të Kosovës, duke thumbuar kështu Kurtin.
Postimi i plotë:
Falemnderim i veçantë për Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Zonjen e Parë, Brigitte Macron për ftesën në Paris Peace Forum dhe Ftesën për darkën tradicionale në Pallatin Elysee – një dëshmi e respektit dhe partneritetit të veçantë.
Për shkak të agjendës së jashtëzakonshme në Riad të Arabisë Saudite, e cila rezultoi me njohjen nga Siria, Presidentja me keqardhje ka anuluar vizitën në Paris, duke prioritizuar takimet strategjike që do të fuqizojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës./lajmi.net/



 
															






