Sadiku për këngën kushtuar Kurtit nga Edona Llalloshi: Nuk është AI, se AI ka logjikë, e që besa edhe dinjitet

Ermal Sadiku, inxhinier dhe kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas kompozimit dhe këndimit të një kënge për Albin Kurtin nga Edona Llalloshi.

Sadiku tha se kënga nuk është me inteligjencë artificiale, për faktin e thjeshtë se AI “është inteligjent”.

“Kanga e Edona Llalloshit per Kurtin nuk eshte AI.

Perseris, NUK ESHTE AI. NUK ESHTE KRIJU ME INTELIGJENCE ARTIFICIALE.

AI eshte inteligjent. AI ka logjike. AI ka memorie. AI besa ka pak edhe dinjitet”, shkroi Sadiku