Armando Sadiku i ka siguruar Luganos një pikë shumë të çmuar në transfertën ndaj “gjigantëve” të Bazelit.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua si rezervë në këtë takim, ku gjeti për herë të dytë rrugën e rrjetës me Luganon, që prej rikthimit të tij në klub gjatë merkatos dimërore. Një goditje perfekte nga 25 metra nuk i la asnjë shans portierit të Bazelit. Avantazhi i Luganos zgjati vetëm tëtë minuta, pasi vendasit barazuan në minutën e 75.
Te Baseli në këtë takim u aktivizuan tre lojtarë shqiptar. Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti e nisën si titullar, ndërsa Zhegrova u fut në lojë në minutat te fundit të ndeshjes.
Lugano a ouvert le score au Parc St-Jacques face au FC Bâle grâce à une merveille de frappe d'Armando Sadiku à la 67e minute. pic.twitter.com/rcCS7sNzDa
— blue Sport FR (@blueSport_fr) April 7, 2019