Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën e dhënies së tenderëve nga institucionet qendrore gjatë pesë viteve të fundit.
Përmes një postimi publik, Sadiku ka bërë të ditur se ka analizuar të dhënat në platformën e-Prokurimi, duke filtruar vetëm procedurat e negociuara pa publikim të njoftimit të kontratës, të njohura si tenderë njëburimor, për periudhën janar 2021 – janar 2026.
Rezultatet, siç thotë Sadiku, janë alarmante: gjithsej 2 mijë e 704 tenderë njëburimor, me një vlerë totale prej rreth 730 milionë euro.
“730 milion euro pa garë reale. Pa ose pak konkurrencë. Kjo nuk është “rastësi administrative”. Kjo është model qeverisjeje. Shumë interesante… shumë, shumë interesante. p.s. i kam largu B10 dhe B52, njoftimet per anulim dhe nenshkrim”, shkruan ai.








