Sadiku: Kurti duhet ta pranojë se nuk është më i rëndësishëm se shteti i Kosovës

Opinionisti Ermal Sadiku, duke diskutuar rreth ngërçit politik në të cilin ndodhet vendi, deklaroi se është lehtë që politikanët të ulen dhe të bëjnë një marrëveshje të përkohshme të tranzicionit, e cila do t’i bartte përsipër disa procese shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, siç është rritja e pagave, etj.

“Mendoj që edhe Kurti duhet të pranojë një ide të tillë, sepse nuk është më i rëndësishëm se shteti i Kosovës, nuk është më i rëndësishëm se politikanët e tjerë.. ka marrë më së shumti vota dhe ka barrën më të madhe, por pikërisht kur e ke barrën më të madhe ti duhet të marrësh edhe përgjegjësi më të mëdha”.

“Kur je lider, ty të takon t’i marrësh përsipër edhe gjërat e mira dhe të këqija që vijnë me atë lidership”, u shpreh Sadiku në emisionin Rubikon në Klan Kosova.