Sadiku i LDK-së ironizon me rezultatet zgjedhore: “Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma” (VIDEO)

Ermal Sadiku, kandidati i LDK-së për deputet, ka ironizuar me rezultatet zgjedhore të kësaj të diele.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kur janë numëruar mbi 94,09% e votave, LVV është e para me 49,92 %, PDK e dyta me 21,15%, e LDK e treta me 13,81%, raporton Klankosova.tv.

Sadiku ndërkaq, në profilin e tij në Facebook, ka postuar një video me një këngë të Medës.

“Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”, është një frazë nga kjo këngë.