Sadete Doda, e njohur si SHOTA, është e ftuar e radhës nga gjykata speciale, shkruan fokusi.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo, përmes një postimi në facebook.
“Jam e ftuar nga gjykata speciale me datën 26.01.2021 do te paraqitem pranë zyrave te eulexit në Fushë Kosovë. Drejtësia do të triumfoj edhe kësaj radhe, ashtu siç ditëm të bëjmë luftë të paster Çlirimtare edhe këtë herë do të dëshmoj drejtësinë dhe pafajsinë tonë. Dalshim faqebardhë,me respekt Bashkëluftëtarja juaj SHOTA!!”, shkruan Doda.