Në prag të debutimit të Gattuso si trajner i Italisë, Arrigo Sacchi shkruajti në “Gazzetta dello Sport”: “Do të jem tifoz i parë i Gattusos për mënyrën si ka punuar gjatë karrierës dhe vlerën e sakrificës. Ai gjithmonë ka dhënë 100%, ka bërë një vrap më shumë, ka ndihmuar shokët dhe ka dhënë gjithçka për ekipin.
Ndeshja ndaj Estonisë? Duhet të fitojmë për të mbajtur gjallë shpresën e Botërorit. Për t’ia arritur, e gjithë kombëtarja duhet të mendojë si Gattuso. Lojtarët duhet të kenë mundësinë të gabojnë pa u ndëshkuar”.
Ai e përfundoi me një urim: “Ne kemi nevojë për 11 Gattuso në fushë. Nëse të gjithë veprojnë si ai, italianët do të jenë sërish krenarë për fanellën blu. Ky grup duhet të jetë Italia e Gattusos, jo e një lojtari të vetëm. Paç fat, Rino!”
The post Sacchi: Që Italia të kualifikohet në Botëror i duhen 11 Gattuso në fushë… appeared first on Telesport.