Sacchi: I them Chivu të futet në kokat e lojtarëve, ja kush e fiton kampionatin

Arrigo Sacchi u intervistua nga “Gazzetta dello Sport” në lidhje me kritikat fillestare që ranë mbi Chivu, pas humbjes së papritur të Interit: “Kritikat janë të pashmangshme. Nëse je trajner i Interit dhe humb në shtëpi ndaj Udineses, nuk ka duartrokitje. Interi i Chivu është në gjysmë të rrugës, nuk dihet ende nëse është ekipi i tij apo ai i Inzaghit.

Duhet durim. I sugjeroj Chivu të bëjë çdo gjë për të hyrë në mendjen e lojtarëve dhe t’i bindë të ndjekin rrugën që ai ka vizatuar. Kundër Udineses pashë një skuadër jo harmonike dhe jo të ekuilibruar. Harmonia dhe ekuilibri janë baza e çdo ekipi të madh”.

Si ju duket Napoli?
Pa diskutim, ka bërë merkaton më të mirë. Ka marrë lojtarë që përshtaten me stilin e trajnerit. I vetmi shqetësim është angazhimi i dyfishtë, kampionati dhe Champions League mund t’i lodhin lojtarët fizikisht dhe mendërisht.

Kush do ta fitojë kampionatin?
Nuk jam parashikues, por mendoj se Napoli ka më shumë shanse. Nuk besoj se do të gaboj shumë.

The post Sacchi: I them Chivu të futet në kokat e lojtarëve, ja kush e fiton kampionatin appeared first on Telesport.