“Sabit Geci ka qenë bashkëpunëtor i serbëve”: Imer Imeri me akuza të rënda në Gjykatë Speciale

Ish-anëtari i LDK-së, Imer Imeri, ka drejtuar akuza të rënda ndaj Sabit Gecit.

Ai ka thënë se Geci kishte qenë bashkëpunëtor i serbëve.

“Bashkëpunëtor i serbëve ka qenë Sabit Geci vet, ata e kanë lëshuar prej burgut. Sabiti më ka ndaluar si adhurues i presidentit Rugova. Kur më kanë qit në gjyq më 21 maj, akuza ka qenë adhurues i presidentit Rugova, shok i Ahmet Krasniqit, Rugovës ia qitën bombat dy herë, vëllai i Haki Imerit që e vranë në 1999. Këto akuza i kam pasur prej Sabit Gecit me shkrim”, ka thënë Imeri.

Ai po merret në pyetje nga avokati i Hashim Thaçit.