Sa vota patën Rama dhe Çeku në rundin e parë, e sa në balotazh?

Përparim Rama mori edhe një mandat në krye të Prishtinës.

Por, cili është dallimi mes rundit të parë dhe balotazhit.

Përparim Rama në rundin e parë në Prishtinë kishte pasur 35 mijë e 595 vota apo 33.71%, kurse Hajrullah Çeku 35 mijë e 77 vota apo 33.21%.

Në balotazh, Rama arriti të marrë 46 mijë e 935 vota apo 51.54%, kurse Hajrulla Çeku 44 mijë e 126 vota apo 48.46%.