Sa serioz është dëmtimi i Medon Berishës?

Medon Berisha i ka shpëtuar një dëmtimi serioz dhe pritet të jetë jashtë fushës maksimumi brenda një muaji.

Lajmi raportohet nga Telegrafi, media që citon një person shumë të afërt me lojtarin e kombëtares shqiptare.

Ylli i Lecce u largua mes lotësh në përballjen ndaj Pisa në Serie A, ndërsa mediat italiane fillimisht raportuan se ka gjasa të këtë këputur muskujt aduktorë, që do t’ia pamundësonin të rikthehej në fushë për disa muaj.

Por, dëmtimi i Berishës nuk është aq serioz. Mesfushori ka çarë muskulin rreth 10 centimetër mbi ligamentin kryesor të gjurit, por maksimumi do të qëndrojë për 3-4 javë jashtë fushave.

The post Sa serioz është dëmtimi i Medon Berishës? appeared first on Telesport.