Sa qytetarë votuan sot? – Përditësimi i fundit i KQZ-së

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e fundit, ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit është 44.56%.

Kjo përqindje në shifra përkthehet se plot 890 mijë e 859 qytetarë votuan në zgjedhjet nacionale, transmeton Klankosova.tv.

Qytetarët e Kosovës këtë vit iu drejtuan kutive të votimit dy herë në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.