Komuna e Prizrenit vetëm për një darkë ka shepenzuar mbi 170 euro vetëm për mish.
Në ktë darkë që i ka kushtuar buxhetit të Komunës së Prizrenit 330 euro 50 cent.
Në këtë darkë 104 euro janë shpenzuar për mish viqi me sos, 50 euro për dy lloje të peshkut si dhe 20 euro tjera për mish kingji.
Por jo të gjithë kanë ngrënë mish viqi e peshku. Dikush prezent në këtë darkë, e ka mbushur barkun me tost.
Në këtë faturë, figurojnë edhe 4 tosta, me vlerë totale 4 euro.
Përvec pijeve të gazuara e lëngjëve, në këtë darkë komunarët e Prizrenit kanë pirë edhe ajran. Për këtë pije në total janë shpenzuar 18 euro.
Në faturë nuk tregohen arsyet e shkuarjes në këtë darkë.
Fatura është shtypur në orar 22:16, të 26 majit të vitit të 2018.
Kyretar i Komunës së Prizrenit që nga dhejtori i 2017 është Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje.
KALLXO.com ka filluar të publikoj dosjen, “Sa han kryetari”, për shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve e zyrtarëve të komunave të Kosovës.