Aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi, këtë verë ka festuar ditëlindjen e 43-të.
Përveç karrierës së gjatë e të suksesshme në aktrim, ajo njihet edhe si nënë e përkushtuar dhe grua me energji të pashtershme. Prej vitesh është një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar.
Edhe pse është futur në të 40-tat, Teuta vazhdon të ruajë pamjen e freskët dhe stilin lozonjar, që shpesh e bën të duket si një vajzë e re, shkruan “Kosovarja”.
Duke qenë gjithmonë aktive, ajo arrin ta mbajë veten në formë, gjë që reflektohet edhe në paraqitjet e saj publike e private.