Ryva Kajtazi sot përkujton babain e ndjerë me fjalë prekëse

Sot, për këngëtaren Ryva Kajtazi është një ditë e rëndë emocionale.

Ajo ka përkujtuar babain e ndjerë, duke ndarë disa fjalë tejet prekëse në shenjë dashurie dhe mirënjohjeje për njeriun që e ka udhëhequr gjithë jetën.

Mes luleve të bardha dhe fotos së tij, Ryva shpreh mallin e thellë për babain, duke e kujtuar si forcën dhe dritën e familjes së tyre.