Ryva Kajtazi shprehet hapur për Dafina Zeqirin, tregon se çka kanë të përbashkët

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Ryva Kajtazi ka qenë e ftuar në emisionin “Forever Young” në “Radio Vala Rinore”, ku ka ndarë me publikun disa detaje nga jeta dhe karriera e saj.

Ajo ka folur për mënyrën se si e ka menaxhuar qetësisht rrugëtimin artistik dhe thashethemet që kanë qarkulluar ndër vite.

Në këtë intervistë, Ryva ka folur edhe për shoqërinë me këngëtaren Dafina Zeqiri, duke e cilësuar atë si një nga emrat që qëndron në majat e muzikës shqiptare.

Kajtazi gjithashtu ka treguar se është në përgatitje të një videoklipi të ri muzikor dhe se është shumë e lumtur me suksesin e serialit “Bashkajllak”, ku ajo luan rolin e Meritës, një personazh që është pëlqyer shumë nga publiku.

Projekti i saj i ri muzikor dhe angazhimet në serial mbeten ndër planet më të afërta për Ryvën, e cila vazhdon të mbetet një emër i dashur për publikun shqiptar.