Aktorja e njohur Sara Bajrami ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Miradit në një ceremoni të bukur martese, duke i dhënë fund beqarisë.
Në këtë ditë të veçantë, pranë saj nuk munguan as koleget nga seriali “Bashkallajk”, të cilat festuan së bashku me çiftin. Njëra prej tyre, Ryva Kajtazi, ka ndarë disa pamje nga ceremonia në rrjetet sociale, duke shfaqur momente të bukura nga festa, shkruan “Kosovarja”.
Ryva e ka uruar kolegen e saj me fjalë zemre dhe është parë shumë e lumtur teksa festonte këtë ditë të veçantë në krah të Sarës.
Kujtojmë se Sara në serial është e njohur me emrin Liza.