Ruud van Nistelrooy do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Leicester në korrik

Kristjan Asllani thotë se ishte e rëndësishme të fitonte Interi kundër Urawa Red Diamonds, por se ata ende duhet të japin më shumë.

Shqiptari foli me gazetarët pas fitores 2-1 në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube.

“Patëm pak probleme pasi pësuam golin,” pranoi ai.

“Bëmë mirë që fituam, ishte me të vërtetë e rëndësishme për ne ta bënim këtë.

Por Asllani e bëri të qartë se duhet të përmirësohen.

“Një ekip si i yni nuk duhet të pësojë gola. Dhe ne kemi pësuar dy në dy ndeshje, të dyja pas jo shumë minutash. Ne duhet të rritemi së bashku. Ne nuk po vuajmë, thjesht nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u stërvitur së bashku.”

/GazetaBlic Sport

The post Asllani: “Ishte e rëndësishme që Interi të fitojë kundër Urawa Reds, por duhet të japim më shumë” appeared first on GazetaBlic.