Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashington të hënën dhe të martën.
Ai do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Njoftimi i NATO-s nuk zbuloi arsyet e vizitës së Ruttes, por Trump tha së fundmi se ShBA-të do të ishin të gatshme të furnizonin me armë Ukrainën nëpërmjet aleancës dhe se ai do të bënte një “deklaratë të madhe” të hënën, transmeton Klankosova.tv.
The post Rutte udhëton nesër drejt Uashingtonit – takohet me Trumpin appeared first on Kosovapost.net.