Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se KFOR-i duhet së paku të njoftohet edhe në rastet kur Policia e Kosovës dislokohet afër kufirit me Serbinë.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Rutte tha se nëse Policia e Kosovës janë të dislokuar afër kufirit me Serbinë, është e rëndësishme që së paku të informojnë me kohë KFOR’in para se të ndodhë kjo.
“Kur bëhet fjalë, natyrisht, për FSK-në, përderisa nuk ka një marrëveshje të re, duhet t’i përmbahemi asaj aktuale, dhe e tashmja thotë qartë se që FSK-ja të dislokohet diku, duhet të ketë, veçanërisht në veri, pajtim paraprak me KFOR-in, komandantin e KFOR-it. Dhe kur është fjala për Policinë e Kosovës, nëse ata janë të dislokuar afër vijës kufitare administrative, është e rëndësishme që së paku të informojnë me kohë para se të ndodhë kjo, pra dislokimin e PK-së, Policisë së Kosovës, që ta informojnë KFOR-in”, deklaroi Rutte.