Rusia vazhdoi bombardimet në Ukrainë, sulmohet një autobus me pasagjerë, të paktën nëntë civilë të vdekur

Përmes një sulmi me dron në një autobus pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, rusët kanë vrarë nëntë civilë, njoftuan zyrtarët lokalë.

Administrata ushtarake rajonale e Sumit bëri të ditur se edhe katër persona të tjerë janë plagosur.

Sulmi ndodhi në qytetin Bilopillia, të shtunën në mëngjes. Mjekët, ekipet e emergjencës dhe policia ndodhen në vendngjarje, raporton skynews.

Ky sulm ndodhi vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan në Turqi bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta për paqen që nga viti 2022.

Megjithatë, bisedimet në Stamboll nuk sollën ndonjë përparim, dhe Ukraina e Rusia mbeten ende larg një marrëveshjeje për përfundimin e luftës.

Sidoqoftë, u arrit marrëveshja që secila palë të kthejë 1000 të burgosur lufte palës tjetër gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/