Rusia sulmon Ukrainën, mbi 273 drone të lëshuar gjatë natës

Vetëm pak ditë pas negociatave në Stamboll dhe në një kohë kur Perëndimi po shton thirrjet për një armëpushim, Rusia nisi një nga sulmet më intensive me dronë ndaj Ukrainës, që nga fillimi I luftës në vitin 2022.

273 dronë u lëshuan në qiellin e Ukrainës gjatë natës, sipas forcave ajrore të Ukrainës. Sulmet kishin në shënjestër rajonet e Kievit, Dnipropetrovskit dhe Donetskut të vendit.

Sipas të dhënave nga forcat ajrore të Ukrainës, ky është sulmi më i madh me dronë që Rusia ka nisur kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Numri i dronëve tejkalon sulmin më të madh të mëparshëm, kur Rusia goditi Ukrainën me 267 dronë në prag të përvjetorit të tretë të luftës.

Një grua 28-vjeçare u vra dhe të paktën tre persona të tjerë, përfshirë një fëmijë 4-vjeçar, u plagosën.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi shtatë dronë ukrainas gjatë natës dhe 14 të tjerë të dielën në mëngjes.

Sulmet erdhën pasi bisedimet e para të drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit pas tre vitesh dështuan në arritjen e një armëpushimi, dhe pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se planifikon të flasë në telefon të hënën me Putinin, e më pas me tZelensky dhe udhëheqës të vendeve të ndryshme të NATO, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë