Zelensky tha se ata kishin diskutuar se si të siguroheshin që Rusia t’i përmbahej çdo marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës.
Rusia vazhdoi sulmet ajrore në Ukrainë gjatë natës, disa orë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pati një telefonatë “shumë konstruktive” me ekipin negociator të Donald Trump pas tre ditësh bisedimesh në Florida.
Të dielën në mëngjes, kryetari i bashkisë së Kremenchuk, një qendër e madhe industriale në Ukrainën qendrore, tha se qyteti ishte goditur vazhdimisht në një sulm “masiv”. Deri më tani nuk janë konfirmuar vdekje.
Ndërkohë, Rusia tha se kishte rrëzuar 77 dronë ukrainas në disa vende.
Sulmet ajrore kanë vazhduar edhe pse përpjekjet për të negociuar një fund të luftës janë intensifikuar, duke përfshirë bisedimet e hollësishme Ukrainë-SHBA në Miami që synojnë hartimin e një zgjidhjeje paqeje të pranueshme për të dyja palët.
Të shtunën, Zelensky tha se ishte “i vendosur” të vazhdonte punën me SHBA-në, pasi foli me të dërguarin e Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner, në përfundim të këtyre negociatave.
Zelensky tha se ata kishin diskutuar se si të siguroheshin që Rusia t’i përmbahej çdo marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës.
Orë më vonë, kryebashkiaku i Kremenchuk, Vitaliy Maletsk, tha se qyteti i tij kishte pësuar një “sulm masiv të kombinuar” në infrastrukturën e tij. Shkalla e dëmit ishte e paqartë deri të dielën në mëngjes, por kryebashkiaku tha se uji, energjia elektrike dhe ngrohja ishin ndërprerë për disa.











