Rusia me 5 kërkesa qesharake dhe jorealiste për mbylljen e luftës

Palët nuk patën bisedime të qarta dhe realiste për armëpushimin e mundshëm, të cilin gjithë bota e pret dhe detajet e para, sugjerojnë se Rusia është bërë shkak, me disa kërkesa, në limitet e qesharakes për situatën.

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, përtej faktit se u arrit akordi për shkëmbimin e 1 mijë të burgosurve të luftës nga të dy palët, mund të quhen të dështuara.

Palët nuk patën bisedime të qarta dhe realiste për armëpushimin e mundshëm, të cilin gjithë bota e pret dhe detajet e para, sugjerojnë se Rusia është bërë shkak, me disa kërkesa, në limitet e qesharakes për situatën.

Kërkesat janë zbardhur nga Vladimir Medinsky, i dërguari i Rusisë për këto negociata, një zyrtar i rangut të ulët në Moskë, i cili është drejtues i Komisionit Ndërdepartamental për Edukimin Historik të Rusisë.

Por me çfarë kanë të bëjnë konkretisht 5 pikat?

  1. Ukraina Neutrale – Asnjë trupë e huaj apo armë shkatërrimi në masë në tokën ukrainase, ngjashëm me modelin e neutralitetit të Austrisë.
  2. Asnjë dëmshpërblim – Heqje dorë reciproke nga çdo kërkesë për dëmshpërblim lufte.
  3. Të drejtat për folësit rusë – Ukraina duhet të miratojë standardet evropiane për të drejtat e pakicave dhe t’i japë fund “propagandës nacionaliste”.
  4. Njohja e territoreve – Ukraina nuk duhet ta mohojë pretendimin kushtetues të Rusisë mbi pesë rajone ukrainase (Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia dhe Krime), dhe kërkohet njohja ndërkombëtare.
  5. Kushti i menjëhershëm i armëpushimit – Forcat ukrainase duhet të tërhiqen nga të pesë territoret e pretenduara nga Rusia.

Lidhur me to asnjë koment nuk ka pasur nga Ukraina, duke reflektuar qartazi se një plan i tillë as që do të merret parasysh.