Presidenti amerikan Donald Trump bashkë me atë ukrainas Volodymyr Zelensky kanë folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara një takimi midis dy udhëheqësve.
Atje, pritet që presidenti ukrainas t’i kërkojë SHBA-së raketa Tomahaëk me rreze të gjatë veprimi për të ndihmuar përpjekjet e luftës.
Trumpi është pyetur nëse ende e konsideron Rusinë si një “tigër letre” – domethënë, më pak kërcënuese nga sa duket, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se Putini “duhet ta kishte fituar luftën brenda një jave” nëse tanket e Rusisë nuk do të “mbeteshin në baltë”.
“Në luftë ke edhe shumë fat”, shtoi ai.