Rusët në panik, goditja precize ua shkatërroi sistemin ushtarak

Trupat ushtarake ukrainase kanë publikuar momentin e shkatërrimit të sistemit ushtarak rus, BM-21 MLRS në fushë të hapur.

Ministria e Mbrojtjes publikoi pamjet në rrjetin social X kur sistemi u sulmua nga lart, derisa ushtarët u detyruan të tërhiqeshin nga automjeti dhe të kërkonin strehim.

“Një gjuajtje precize e ktheu një BM-21 Grad MLRS ruse në fishekzjarrë”, ka shkruar ministria ukrainase.

Sistemi rus që u shkatërrua

Nuk është bërë e ditur se në cilin qytet ka ndodhur ky sulm, pos që vërehet se u goditja u bë në fushë të hapur.

Ukraina e Rusia po i vazhdojnë luftimet në disa hapësira lufte. Pala ukrainase është shprehur pro negociatave që do të arrinin paqe, me kusht që të mos cenohet territori.