Polonia, anëtare e NATO-s, ka thënë se ka ngritur në ajër aeroplanë luftarakë ndërsa Rusia kreu sulme në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës fqinje të mërkurën.
“Aeroplanë luftarakë në detyrë dhe një aeroplan paralajmërues janë ngritur në ajër, dhe sistemet e mbrojtjes ajrore-tokësore, si dhe sistemet e zbulimit me radio dhe të zbulimit me distancë të largët, kanë arritur në një gjendje gatishmërie maksimale”, tha Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë në një postim në X.
“Këto veprime janë të natyrës parandaluese dhe synojnë sigurimin e hapësirës ajrore dhe mbrojtjen e saj, veçanërisht në zonat ngjitur me rajonet e kërcënuara”, u tha ndër tjera, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk është hera e parë që Polonia ngrit në ajër aeroplanë luftarakë si masë preventive derisa Rusia kryente sulme ajrore në Ukrainë.
Madje është pretenduar disa herë që aeroplanët rusë kanë shkelur hapësirën ajrore polake dhe ka gjetur copëza të dronëve dhe raketave











