“Më pëlqeu shumë ky kompeticion, i pashë pothuajse të gjitha ndeshjet”, – tha Karl-Heinz Rummenigge. Në një intervistë për “Kicker”, ish-lojtari dhe CEO afatgjatë i Bayern Munich u shpreh për Botërorin e Klubeve me formulë të re, që përfundoi katër javë më parë:
“Shumë nga lojtarët tanë, në të kundërt do të kishin luajtur në Kupën e Konfederatave në SHBA, që nuk ka asnjë vlerë të shtuar për klubin. Ndërsa kështu, Bayern Munich ka pasur mundësinë të prezantohet në skenën botërore, të fitojë tifozë të rinj, të përfitojë edhe ekonomikisht. Ndonjëherë ia vlen të shohësh përtej oborrit tënd”.
Rummenigge, që ka luajtur për Bayern Munich, Inter dhe Servette, komentoi edhe mbingarkesën e madhe të ndeshjeve: “Si lojtar do të isha shumë i lumtur të merrja pjesë në një turne të tillë. Sigurisht, Botërori për Klube do të thotë më shumë ndeshje, por duhet theksuar që ky turne zhvillohet vetëm çdo katër vite.
Shumë lojtarë dhe agjentët e tyre kanë kontribuar në këtë situatë, duke e future veten në këtë kurth. Ata kërkojnë paga gjithnjë e më të larta, duke detyruar klubet të kërkojnë burime të reja fitimi. Për këtë arsye po lindin formate të reja si Botërori i Klubeve. Nga ana tjetër, shoh pak gatishmëri për të pranuar ulje page. Kjo është një kundërthënie që duhet sqaruar”.
Bayern Munich u eliminua në çerekfinale të Botërorit të Klubeve nga PSG. “Mendoj se do të kishim arritur finalen, nëse nuk do të humbnim kot ndaj Benfikës në fazën e grupeve, – tha Rummenigge, duke theksuar njëkohësisht përfitimet ekonomike: – Shitjet e fanellave të Bayernit në SHBA janë shtatëfishuar. Ky është gjithashtu një efekt pozitiv i këtij kompeticioni”.
The post Rummenigge mbron Botërorin e Klubeve: Ja pse lojtarët e kanë futur veten në këtë kurth… appeared first on Telesport.