Rummenigge i prerë: Vinicius nuk largohet nga Reali. Zërat për Olise? Na bëjnë të qeshim…

Karl-Heinz Rummenigge, anëtar i bordit të Bayern Munich, ka komentuar për “AS” zërat e merkatos. Për interesimin e Real Madridit dhe Barcelonës ndaj Michael Olise, ai u shpreh: “Këto janë zëra që na bëjnë të gjithëve të qeshim në klub. Ju e dini si funksionon cirku mediatik. Ai ka edhe tri vite kontratë, nuk kam çfarë të shtoj. Njerëzit vijnë në stadium për lojtarë si ai”.

Për mundësinë që Vinicius të kalojë te Bayerni, Rummenigge tha: “Pyetje e panevojshme. Është lojtar i paçmueshëm dhe luan te skuadra e ëndrrave. Nuk do të çuditesha nëse është ndër të preferuarit e Florentino Perez. Kam dëgjuar për interesim nga Arabia Saudite, por nuk besoj se do të largohet. Florentino do të bëjë gjithçka për ta mbajtur”.

Ai foli edhe për trajnerin Vincent Kompany, në sezonin e dytë në “Allianz Arena”: “Pas disa refuzimeve, ndonjëherë fati të buzëqesh. Është kënaqësi ta shohësh sërish ekipin, kemi sukses dhe qetësia është kthyer në klub”.

The post Rummenigge i prerë: Vinicius nuk largohet nga Reali. Zërat për Olise? Na bëjnë të qeshim… appeared first on Telesport.