Karl-Heinz Rummenigge, një nga figurat kryesore të Bayern Munich, ka folur së fundmi për çmimet e larta të lojtarëve në futbollin europian dhe transferimin e Nick Woltemade. Ai theksoi se kërkesat e Stuttgart për Woltemade ishin të tepruara. “Pak nga pak po arrijmë në dimensione që nuk më duken të pranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim të gjitha kërkesat”, – tha ai për mediat bavareze.
Woltemade u transferua te Newcastle për 75 milionë euro, një shifër që Rummenigge e komentoi me ironi: “E uroj Stuttgartin se gjeti budallenj të paguanin kaq shumë për Woltemade”. Deri tani, sulmuesi ka luajtur 3 ndeshje në Premier League, duke shënuar 2 gola; njëri në fitoren ndaj Wolves dhe tjetri në humbjen 2-1 ndaj Arsenalit në “St James Park”.
Rummenigge e përdori rastin për të reflektuar mbi abuzimet ekonomike në transferimet e lojtarëve, duke treguar se edhe klubet e mëdha gjermane po përballen me pritshmëri të tepruara në tregun europian.
The post Rummenigge: E përgëzoj Stuttgartin, gjeti budallenj të paguanin kaq shumë para për Woltemade appeared first on Telesport.