Mircea Lucescu, trajneri 80-vjeçar i Rumanisë, pësoi një problem shëndetësor gjatë mbledhjes teknike, para seancës së fundit stërvitore për Sllovakinë. Ai humbi ndjenjat para lojtarëve, ndërsa ndihma e parë iu dha menjëherë nga asistenti Florin Constantinovici, i cili thirri ambulancën. Mjekët e stabilizuan dhe e transportuan në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Sipas tyre, bëhet fjalë për një sinkopë nga lodhja dhe stresi, jo para-infarkt.
Mjekët i kanë rekomanduar të shmangë stresin dhe të mos jetë në pankinë në miqësoren në Sllovaki, që pritej të ishte e fundit për të. Ai ndodhet nën vëzhgim në spitalin universitar të Bukureshtit. Lucescu deklaroi: “Tani ndihem mirë, jam rikuperuar plotësisht, por po bëj ende analiza”.
Federata rumune konfirmoi se “gjendja është e qëndrueshme” dhe ndërhyrja e shpejtë mjekësore ishte vendimtare. 80-vjeçari, që prej muajsh lufton me një sëmundje të pazbuluar, kishte vendosur të drejtonte Rumaninë në “play-off” ndaj Turqisë, duke thënë: “Nuk mund të largohem si frikacak. Duhet të besojmë te kualifikimi”.
The post Rumania, frikë për Lucescun. Humb ndjenjat në stërvitje dhe përfundon sërish në spital appeared first on Telesport.










