Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas. Në këtë takim ata i kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh.
Sipas Hardinajt, ata shprehën edhe interesimin se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për rishikimin dhe korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhdlepit.
Haradinaj shtoi se Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi ka konfirmuar se janë në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.
Postimi i plotë i Haradinajt
Sot kam pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas, të cilët shprehën shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh. Njëkohësisht, në takim u shpreh edhe interesimi i këtij komuniteti se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishiqimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018. Për këtë Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi. RH