Pas një pritjeje të gjatë, më në fund vajza e Azem Hajdarit ka bërë publik dhe zyrtar vendimin e saj për të mos ndjekur linjën e opozitës në dorëzimin e mandatit të saj si deputete.
Rudina Hajdari e ka deklaruar vendimin e saj në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke thënë se parlamenti i jep oksigjen demokracisë së një vendi.
“Parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin, prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri e lartë që ndje mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament është vendimi i duhur që i shërben të ardhmes së Shqipërisë”- tha Hajdari.
Duke u rreshtuar kësisoj në rradhët e atyre që nuk kanë pranuar rezultatin, pritet që Rudina Hajdari të përjashtohet nga PD, pikërisht atë parti që i ati ndihmoi në themelimin e vet.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/807006023009946/