Edhe pse është përfolur se do të jetë kryetare e partisë së re Bindja Demokratike, deputetja demokrate Rudina Hajdari e ka mohuar përmes një statusi në “twitter” një gjë të tillë.
Hajdari duke i uruar suksese të gjithëve që dëshirojnë të krijojnë formacione politike të reja, shprehet se ajo nuk ka asnjë lidhje me partinë Bindja Demokratike.
“Duke i ururar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat.“ – shkruan Hajdari.
Deri më tani nga emrat e partisë së re të konfirmuar janë vetëm ai i Astrit Patozi dhe ai i Fabian Topallaj.